Aplikacion
Organi i akuzës ka dhënë pretencën, duke kërkuar burgosjen për 1 vit e 6 për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj.
Akuza që është ngritur ndaj tyre është “Dhunë në familje”.
Nëse gjykata i shpall ata fajtorë në seancën e caktuar më 13 dhjetor, prokuroria kërkon që dënimi i tyre të konvertohet në shërbim prove.
Dhuna në Oborrin Mbretëror u bë publik në mars të këtij viti, kur në media qarkulloi videoja ku Elia Zaharia akuzonte Princ Lekën se kishte dhunuar babanë e saj.
Në video, Princ Leka kishte kapur momentin kur Elia Zaharia e sulmonte fizikisht.
Pas kësaj videoje, Princ Leka dhe Elia Zaharia u ndanë me vendim gjykate.
Postoi foton e banores së BBV me koment s*ksit, Olta shpërthen ndaj Milaimit: A të ka hije?