Pas ngjarjes, ky i fundit ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku u shpreh se në 47 vite ka ndarë edhe kafshatën e fundit me ata që nuk kanë.
Boçi ka shtuar se kurrë nuk i ka hyrë në hak vendit, duke përfshirë këtu tendera, poste apo gjithçka që bie në kundërshtim me ligjin.
Reagimi:
“Zoti nuk na sjelle rastësisht në një Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka.
Kurrë si kam hy ne hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një lloj gjëje që cenon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj unë ty.
Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë”. /ZOOM.AL/