Aplikacion
Lajmi është konfirmuar për Radio Televizionin e Republikës Sërpska nga Qeveria e Republikës Sërpska.
Autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.
Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiçit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, raportoi Radio Televizioni i Republikës Sërpska, duke cituar konfirmimin nga Qeveria e Republikës Sërpska.
Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë.
Zyra e Prokurorit ka dorëzuar urdhrin për ndalim te policia gjyqësore dhe ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska dhe nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), raportoi radioja në Republikën Sërpska.
Drejtori i gjykatës policore në Republikën Sërpska, Zhellko Dragojeviç, i tha televizionit se kjo polici nuk ka dhe nuk mund të lëshojë urdhëra të ndalimit sepse kjo gjë është brenda juridiksionit të SIPA-së dhe Gjykatës Policore të Gjykatës së Bosnjës.
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska parashihet të diskutojë më 12 mars draft-kushtetutën e këtij entiteti më 12 mars, që paraqet edhe një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e këtij entiteti, pasi u miratuan ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve gjyqësore dhe hetuese të Bosnjës në territorin e Republikës Sërpska. Këto ligje hyn në fuqi javën e kaluar.
Në një seancë më 12 mars, deputetët në Republikën Sërpska po ashtu pritet të diskutojnë për krijimin e një gjykate speciale dhe zyre të prokurorisë për të “mbrojtur rendin kushtetues”.
Këto ligje jokushtetuese janë mriatuar pasi që Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar./REL