Aplikacion
Hetimet janë fokusuar në shkaqet e zjarrit dhe ndikimin e mundshëm në mjedis, duke zgjeruar hetimet edhe për ndotjen e ajrit.
Prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, ka përfshirë në hetime nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale, që lidhet me “Shpërdorimin e detyrës”, duke zgjeruar kështu hetimet për ngjarjen. Po ashtu, Prokuroria ka nisur hetime edhe për shoqërinë ‘Eco Alb’, e cila është nën hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Zjarri në inceneratorin e Elbasanit ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndetin publik. Hetimet po vijojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar çdo përgjegjësi që ka ndikuar në ndotjen e ajrit dhe dëmet e mundshme për mjedisin.