zoom

Aktualitet

Prodhimi i armëve “Made in Albania”, i besohet Ardi Veliut

Ish-drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu do të jetë administrator i kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve dhe municioneve luftarake.

Shoqëria shtetërore KAYO, me nipt M42216020F ka si administrator të emëruar pikërisht ish kreun e policisë dhe të AMP-së, Ardi Veliu.

Shoqëria do të ketë gjithashtu një bord vendimarrës me shtatë anëtarë.

KAYO ka për objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin e të gjitha llojeve të armëve apo pjesëve të tyre, brenda apo jashtë vendit.

Pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u vendos në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në shtator 2022, ndërsa dha dorëheqjen nga vetëm një vit më pas.