zoom

Sport

Probleme me zemrën pas Covid-it, lajm i keq për yllin e Bayern Munich-ut

Lajm i keq për Bayern Munich. Trajneri Julian Nagelsmann, i cili foli në konferencën për shtyp zbuloi gjendjen shëndetësore të Alphonso Davies. Kanadezi, i ndalur nga Covid-19, nuk do të kthehet menjëherë në fushat e Bundesligës:

“Gjatë testeve që bëmë te çdo lojtar i infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë te Davies. Domethënë miokardit”. Trajneri më pas shtoi: “Ai është pezulluar nga stërvitjet deri në një njoftim tjetër dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Davies do të duhet të shërohet dhe sigurisht që do të marrë pak kohë”.

Covid-19 është një shkaktar i zakonshëm i miokarditit, inflamacion i miokardit, që është indi muskulor i zemrës.