Aplikacion
Në një letër publike, familjet që zotërojnë pronësinë e këtij trualli hedhin poshtë si të pavërteta akuzat se pronarët e vërtetë të këtij trualli kanë qenë shpronësuar më parë dhe se nuk kishin të drejtë të poërfitonin nga procesi i kompensimit.
Për këtë ata kan paraqitur edhe kopje të dokumentave origjinalë të kohës së mbrtërisë së Zogut dhe më pas edhe ato gjatë pushtimit Italian, ku sipas tyre vërtetohet se 5 nga familjet që zotërojnë atë truall nuk janë shronësuar, porn ë këtë process janë përfshirë vetëm 9 familje të tjera.
Pergenjeshtrim inceneRames dhe mediumeve te dirigjuara me rregji nga Edvin Rama
Sot mediumet e dirigjuara nga Edvin Rama dhe shume prej tyre te paguara nga parate mafies se inceneratoreve kane hedhur shashken e Sport Klub Partizanit per te sfumuar vjedhjen galopante te 430 milion eurove nga Rama-Ahmetaj-Veliaj-Agaci.
Ne respekt te publikut sqaroj sa meposhte:
Genjeshtra e pare e Rames dhe lepiresve te tij eshte kur deklarojne se toka e 5 familjeve pronareve te vjeter ishte shpronesuar nga Italia dhe per kete citojne dekretin e dates 25.01.1940 te Jakomonit, konfirmuar me dekretin 09.11.1940 nga shefqet Verlaci. Bazuar mbi kete mashtrim, lepiresit e paguar nga inceneratoret si mjero, bolino, si edhe disa vullnetare thone se “Jamarber Malltezi ka perdorur dokumente te fallsifikuara”! Ky mashtrim publik perben shpifje dhe do te marre pergjigje ligjore.
Genjeshtra I ka kembet e shkurtra, sic duket nga dekreti I Jakomonit qe vete mashtruesit citojne (bashkangjitur) I cili shproneson 9 familje krejt te tjera nga ato qe kishin token aty ku hajdutet komuniste e vodhen per interesat e tyre. Sic shihet nga dekreti (por edhe nga dokumentet me firme te pronareve te shpronesuar) te shpronesuara jane familjet Xhepa, Kurdari, vellezerit Qoraliu, etj. dhe asnje nga 5 familjet pronare tek ish klubi qe ishin Begeja, Llagami, Vaqari, Ali-Mehmeti dhe Saliaga.
Mjafton ky mashtrim i trashe i botuar ne gjithe fletushkat e majta per te kuptuar se kemi te bejme me shashken e rradhes qe synon te zhurmoje aferen e inceneratoreve dhe skandalet e tjera te Edi Rames.
Procesi I kthimit te prones ka filluar qysh para 30 vitesh nga Nexhat Llagami, Jalldiz Sefa-Begeja, Haki Begeja, Luan Saliaga, Fiqiri Ali-Mehmeti, etj., pra nga pronaret qe ishin gjalle kur komunizmi ju vodhi token dhe e kerkuan per se gjalli qysh ne 1992. Kthimi i pronave ka vijuar nga 1993 deri ne 2007, pra mbi 14 vjet, permes nje procesi te gjate dhe skrupuloz. Qysh ne 1994 e me pas ne 1996, 1998, 1999, 2000, 2001, 2006 dhe 2007 jane me dhjetra vendime te ish komisionit te kthimit te pronave qe njohen dhe pjeserisht kthyen pronen tek pronaret legjitime. Brezi i pronareve te gjyshes sime ndoqen proceset dhe moren vendimet e njohjes dhe pjeserisht te kthimit te prones.
Ligji I kthimit te pronave te 2004 ne nenet 6 dhe 8 shprehej se pronat e Ministrise se Mbrojtes i kthehen pronareve, dhe se deri ne perfundim te privatizimit shteti detyrohet te paguaje qera! Pra, ligji detyron shtetin qe ka token e pronarit privat ose (i) te rrije me qera, ose (ii) privatizim ose (iii) shpronesim per interes publik. Nese ka nje shkelje eshte se shteti nuk ka paguar qera per 3 vjet qe zgjati procesi!
Ata qe therrasin se u shkaterrua klubi, genjejne paturpesisht. Objektet e kishin dale jashte funksionit shume vite me pare, pasi ishin kthyer ne banesa per banore informale, sikunder provon shkresa e 2006.
Mashtrimi tjeter lidhet me pretendimin e perfshirjes se Berishes ne kete proces. Ne fakt Sali Berisha ska pasur asnje tager ne kete proces dhe nuk ka firmosur asnje segment te tij. Procesi i privatizimit ka fillesat tek qeveria e PS. Qysh ne 2005 Anastas Angjeli, Blendi Klosi e Pandeli Majko konfirmuan me shkresa se ishin dakort qe te privatizohej.
Vec kesaj terrenet kerkoheshin te privatizoheshin nga uzurpatore te klubit, te cilet pa asnje titull kishin zaptuar si klubin ashtu edhe terrenet sportive ne kundershtim me ligjin. Procesi I privatizimit te objekteve te rrenuara dhe me mbi 40 familje informale brenda ketyre objeketeve zgjati thuajse 3 vjet! Mbi 8 zyrtare te bashkise se Edi Rames firmosen cdo flete te gentplaneve te privatizimit, pikerishte sepse procedura ishte detyrim ligjor. Pati persona te korruptuar qe kishin interes qe te vijonte vjedhja e prones private, gje qe vonoi procesin per 3 vjet por ligji prevaloi.
Krahasoni keto proceseve te stergjata me ate sesi bolino behet pronar i 5000 m2 toke dhe ndertese 2 kateshe caktuar per gjimnaz mes tiranes! Vec 3 copa letra nga edi rama dhe dikush pa asnje lidhje vjen dhe behet pronari me i madh ne Tirane!
Mashtrimi I rradhes vijon sikur une kam marre prokure perfaqsimi nga 5 familjet e Tiranes. Nje praktike e tille do te qe fare normale, si nje marredhenie private midis ish pronareve, por serish eshte krejt e pavertete, per te provuar edhe nje here se e gjithe zhurma e prodhuar eshte vecse nje genjeshter. Une kam prokure perfaqsimi vec nga familja ime, sic kane pasur edhe 3 persona te tjere te familjes sone.
KLIKO PER TE PARE DOKUMENTET:
Shpronesimi i JACOMONI tek inxhinjeria e ndertimit.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë