zoom

Lajme

Princi William në koncertin e Taylor Swift me dy fëmijët, foto në prapaskenë

Taylor Swift ka realizuar një selfie përpara koncertit të saj në Wembley duke pozuar me Princin e Uellsit dhe dy fansa të vegjël të muzikës së saj, Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Në një postim në X,  Kensington Palace postoi një foto të tre anëtarëve të familjes mbretërore me këngëtaren në prapaskenë para koncertit të së premtes.

“Faleminderit Taylor Swift për mbrëmjen e mrekullueshme”, shkruhej në postim.

Swift më pas postoi një tjetër selfie, ku i dashuri i saj Travis Kelce u bashkua në foto së bashku me Princin William, Princin George 10-vjeçar dhe Princeshën Charlotte 9-vjeçare.

Catherine, Princesha e Uellsit qëndroi në shtëpi me Princin 6-vjeçar, Louis.