Aplikacion
Ky vendim është marrë pasi avokatët e tij kanë dështuar që të bindin një gjykatës amerikan për të hedhur poshtë një padi civile kundër Princit, në të cilën ai akuzohet për abuzime seksuale.
Ai akuzohet se ka abuzuar një vajzë sa ka qenë në moshën 17-vjeçare, diçka që ai e mohon vazhdimisht.
“Me miratimin e Mbretëreshës, titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës”, ka thënë Pallati Mbretëror përmes një deklarate.
“Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër detyra publike dhe do të mbrojë rastin e tij si qytetar privat”.
Sipas disa burimeve brenda Pallatit, atij as nuk do të mund t’i referohen në stilin “Madhëria juaj”.
Rolet e tij do të shpërndahen në mesin e anëtarëve tjerë të familjes mbretërore.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat