zoom

Bota

Princi Andrew dështon të rrëzojë padinë për abuzim seksual në SHBA

Një gjykatës amerikan ka refuzuar kërkesën e Princit Andrew të Britanisë për të rrëzuar padinë e Virginia Giuffre, e cila akuzon Dukën e Jorkut se ka abuzuar me të seksualisht kur ajo ishte 17 vjeç, si edhe thotë se është trafikuar nga financieri i ndjerë Jeffrey Epstein.

Në një vendim që u bë publik të mërkurën, gjykatësi i qarkut të SHBA, Lewis Kaplan në Manhattan tha se shqyrtimi i përpjekjeve të princit për të hedhur dyshime mbi akuzat e Giuffre ishte i nxituar, edhe pse ai do të lejohej ta bënte diçka të tillë në gjyq.

Avokatët e Andrew dhe Giuffre nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Andrew ka mohuar akuzat e Giuffre, e cila thotë se ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të më shumë se dy dekada më parë, në shtëpinë e ish-bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në Londër, dhe se kishte abuzuar me të në dy prona të tjera të Epstein.

Ghislaine Maxwell është e dënuar për shkelje seksuale. Ajo u shpall fajtore në vitin 2021 për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera në bashkëpunim me financierin Jeffrey Epstein, të akuzuar po ashtu për abuzim seksual.

Postime të lidhura