zoom

Të gjitha

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

Princesha Beatrice vendosi që të nderonte gjyshen, mbretëreshën Elizabeth II. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, zgjodhën një emër të veçantë për vogëlushen e tyre.

“Lartësia e saj mbretërore Princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi e kanë quajtur vajzën e tyre Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi,” njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë në Instagram së bashku me një fotografi të gjurmëve të këmbëve të foshnjës.

 

Sienna është një emër me prejardhje italiane dhe me siguri lidhet me origjinën italiane të bashkëshortit të princeshës.

“Jemi të gjithë mirë dhe Wolfie është vëllai i madh më i mirë për Sienna-n,” janë shprehur ata.

Wolfie është djali i Edoardo-s nga marrëdhënia ish-partneren Dara Huang.

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

Princesha, vajza e princit Andrew, dukës së York-ut dhe Sarah-s, dukeshës së York-ut, nuk pati një ceremoni dasme tipike mbretërore për shkak të koronavirusit, megjithatë paraqitja  e saj në dasmën një vit më parë tërhoqi jo pak vëmendjen e medias.

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

Nuk është hera e parë që anëtarët e familjes mbretërore nderojnë figurën e mbretëreshës përmes emrave të fëmijëve: Princi William dhe Kate Middleton e quajtën të bijën Charlotte Elizabeth; vajzat e Zara Tindall dhe Peter Philips, fëmijët e Princeshës Anne, kanë emrin ”Elizabeth” si emër të mesëm. Princ Harry dhe Meghan e quajtën vajzën Lilibet Diana, referuar pseudonimit të mbretëreshës dhe kujtimit të Lady Diana-s. /Anabel