Aplikacion
Të dy të kapur dorë për dore duket se po e shijojnë haptazi romancën e re.
Përmes një deklarate zyrtare, do të ishte vetë Princi ai që pranoi fundin e marrëdhënies me aktoren dhe nisjen e procedurave të divorcit.
“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës të zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore,”- shkruhej ndër të tjera.
Pak çaste më vonë, erdhi një reagim edhe nga vetë Elia.
“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”/ Zoom.al
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA