Aplikacion
Procesi i votimit ka nisur që prej orës 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.
Përmes këtyre votimeve, demokratët do të nxjerrin listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.
Kur kanë kaluar vetëm orët e para nga procesi, Oerd Bylykbashi deklaroi se ka fluks të lartë pjesëmarrësish.
“Sot 1 mars 2025 ka hapur siparin një nga proceset më të rëndësishme jo vetëm politike por edhe në demokracinë partiake, jo vetëm të Partisë Demokratike por për të gjitha partitë politike në Shqipëri. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Parlamentin e Shqipërisë.
Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin. Procesi ka nisur në orën 08:00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale. Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit, po kështu edhe në 11 qarqet e tjera”, tha Oerd Bylykbashi.