Aplikacion
“Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ??tha ajo në një postim në platformën X.
Silianovska gjatë betimit e quajti vendin “Maqedonia”, duke bërë që kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, t’i thotë Silianovskës që ta përsërisë atë, pra ta thotë “Maqedonia e Veriut”, siç është në betim, gjë që nuk ndodhi.
Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, doli në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit i referohej vendit si “Maqedoni” gjatë betimit të saj, në kundërshtim me Marrëveshjes së Prespës.
71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur të mërkurën më 8 maj, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke mposhtur presidentin aktual të vendit, Stevo Pentarovski me përqindje prej 65%.