zoom

Politikë

Presidenti si Sali Berisha: Jam Ilir Meta o super budallenj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar të gjitha zhvillimet e fundit të ndodhura në Gjykatën Kushtetuese për iniciativën e shkarkimit të tij.

Në fjalën e tij, Meta ka lajmëruar se do të kallëzojë të gjithë funksionarët e Kuvendit duket pretetenduar se këta të fundit janë duke bërë shkelje, teksa ka theksuar se në 24 korrik do të bëjë festë.

Ndër të tjera, Presidenti shtoi se populli i 2 marsit është shtuar shumë.

“Në 24 korrik iu kam premtuar që do të bëjmë një feste të gjithë së bashku. Pastaj populli i dy marsit aty është, ai është shtuar shumë. Unë nuk do të shtoj asnjë bravë”, shtoi Meta.

Nga ana tjetër, Meta nuk ka lënë pa përmendur edhe një shprehje të Berishës, të cilën ky i fundit e ka thënë nga foltorja e Kuvendit.

“Jam Ilir Meta u them atyre, o super budallenj”, përfundoi Meta.