zoom

Politikë

Presidenti Meta nderon Ukrainën në ditën e Unitetit:’Shqipëria në krah të saj’

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar frymëzuese ditën e sotme në Ukrainë teksa vendi festonte “Ditën e Unitetit Kombëtar” ka shpalosur një flamur gjigand në stadiumin e Kievit.

Meta shkruan se Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.”

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik. Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.”