zoom

Slider

Presidenti i Tottenham bën ironi me Arsenalin dhe kritikon Maddison për ngjyrën e makinës

President i Tottenham, Daniel Levy dëshiron ta godasë Arsenalin në të gjitha mënyrat dhe për këtë ka ftuar në zyre James Maddison, pasi ky i fundit shkoi në stërvitje me “makinë të kuqe”.

Maddison e ka nisur mirë jetën në Londrën Veriore pasi u largua nga Leicester City në verë, por ai është ironizuar publikisht për makinën e tij nga pronari i Spurs Levy.

“James duhet ta mësojë këtë se nuk mund të vijë në stërvitje me makinë të kuqe. I kam thënë. Ai duhet ta mësojë këtë”, tha bosi i Tottenham.

Anglezi shihet tashmë si njëri prej transferëve më të mira edhe pse kushtoi vetëm 40 milionë sterlina. 26-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste në pesë ndeshjet e tij të para në Premier League për skuadrën e Ange Postecoglou, duke i ndihmuar ata që të jenë në vendin e dytë në tabelë.

Gjithashtu Levy tha se afrimi i Antonio Contes dhe Jose Mourinhos ishte gabim ndërsa theksoi se Harry Kane ka klauzolë të riblerjes. /zoom.al/