zoom

Aktualitet

Presidenti i ri, PS bën një hap pas, Mediu: Po flas me PD-në

Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e dy kryetarëve të grupeve të opozitës, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu për të shtyrë procesin e zgjedhjes së Presidentit.

PS kërkoi mbledhjen e konferencës së kryetarëve në datë 29 prill dhe raundin e parë në 4 maj, por Mediu tha se ra dakord me Ballën që procesi të shtyhet.

Në përfundim të takimit me kryetarin e grupit të PS-së, Mediu tha se nuk folën për emra, por procedurën. Gjithashtu Mediu tha se është në diskutime me PD-në për të dalë me një trupë të vetme negocimi me PS-në

“Shpresoj që opozita të ketë një trupë të vetme për një proces sa më të qenësishëm. Unë nuk mendoj se PS ka votat për ta zgjedhur e vetme, presidenti duhet konsensual në tre raundet e para. Nëse kërkohet krizë politike mund të veprohet në mënyrë të njëanshme. Kam diskutuar me zotin Alibeaj, Kryemadhi dhe të tjerë. Shpresoj që të ketë reflektim. Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Afatet janë të përcaktuara dhe minimalisht, 10 maji për raundin e parë” tha ai./zoom.al