Aplikacion
Burime nga PS bën të ditur se në mbledhje u diskutua më së shumti për të përcaktuar kriteret dhe fushat nga duhet të vijë Kreu i ri i Shtetit.
Një nga kriteret e vendosura e bëri publik kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë, ku përjashtoi në mënyrë kategorike anëtarët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga ky përcaktim Kryesia ka përjashtuar gati gjysmën e kandidatëve të përfolur deri më tani në media dhe që janë deputetë të Partisë Socialiste.
Bëhet fjalë për kandidaturën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli dhe deputetin Pandeli Majko.
Gjithashtu mësohet se Kryesia ka përjashtuar edhe ata emra që kanë lidhje apo janë të identifikuar si pjesë e Partisë Socialiste.
Nga ky përcaktim përjashtohet kandidatura e Valentina Leskajt dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Shpallen në kërkim 5 djem, dyshohet se e mbyllën vajzën në banesë!Një natë para festuan me kokainë