zoom

Bota

Presidenti i Panamasë i kthehet Trump për kanalin: Është dhe do të mbetet panamez

Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino, iu përgjigj presidentit amërikan lidhur me kontrollin mbi Kanalin e Panamasë.

Mulino ka thënë se kanali do të vazhdojë të jetë panamez duke kundërshtuar kështu kërkesën e Trump, që kontrollin e tij ta marrë sërish SHBA.

Mulino, në një deklaratë të postuar për X, mohoi komentet e Trump se vendet e tjera po ndërhynin në kanal, për të cilin ai tha se vendi i tij operonte me një parim neutraliteti.

Reagimi i plotë:

Më duhet të refuzoj plotësisht deklaratat e bëra nga presidenti Donald Trump në lidhje me Panamanë dhe Kanalin e saj në fjalimin e tij inaugurues. E përsëris atë që thashë në mesazhin tim për kombin më 22 dhjetor: Kanali është dhe do të mbetet panamez.

Më herët, Trump pretendoi se Kina ndërhyn mbi veprimet që lidhen me Kanalin e Panamasë dhe aktivitetet që zhvillohen përgjatë tij.

Postime të lidhura