zoom

Slider

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bën kërkesën e veçantë për Zidane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur dëshirën e tij për të parë ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, të kthehet në Francë për të marrë drejtimin e PSG-së.

Komentet e tij erdhën në mes të spekulimeve për interesin e mundshëm të Paris Saint-Germain për emërimin e Zidane si pasues të Mauricio Pochettino këtë verë, pavarësisht se kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2023.

“Nuk kam folur me Zidane, por kam admirim të madh për të, si lojtar dhe trajner. Ai fitoi tre tituj të Champions League me Real Madridin, gjë që ne duam për klubet tona. Unë dua që ai të kthehet për të promovuar Francën. Shpresoj, për ndikimin në ligën franceze dhe për Francën, që Zidane të kthehet dhe të drejtojë një klub të madh francez, do të ishte mirë.

Roli im është të them se Franca është një komb i madh për sportin dhe futbollin, se ka njerëz të mëdhenj që e duan këtë sport. Është e rëndësishme për ne që të vijnë lojtarët më të mirë që kemi stërvitur, të cilët kanë shkëlqyer në nivel ndërkombëtar”, tha Macron për RMC Sport të mërkurën.

Megjithatë, mediat franceze shkruajnë se trajneri i Nice, Christophe Galtier, pritet të jetë zëvendësuesi i mundshëm i Pochettino. /zoom.al/