Aplikacion
Në një komunikim për mediat, ai kërkoi që të arrestohen personat e pavaksinuar që nuk respektojnë masat shtrënguese kundër COVID.
Këtë javë, qeveria e Filipineve ka forcuar masat në Manila dhe në zona të ndryshme, për shkak se në vend pati trefishim të rasteve gjatë dy ditëve të fundit. Banorët do të mund të dalin vetëm për të blerë gjërat e domosdoshme.
“Përballë kësaj emergjence kombëtare i urdhëroj autoritetet lokale t’u kërkojnë të pavaksinuarve të mos shkelin masat. Nëse ata refuzojnë atëherë autoritetet do të jenë në gjendje t’i arrestojnë”, ka thënë presidenti Duterte.
Rastet ditore në Filipine kanë arritur në shifra rekord, nxitur edhe nga përhapja e variantit Omicron, ndërsa ende ka një numër të konsiderueshëm të personave që nuk janë vaksinuar.