zoom

Lajme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrin në Rinas, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka mbërritur në Rinas, teksa do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në Facebook edhe videon nga pritja e tij në aeroportin e Rinasit.

“Rinas – Mbërritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Rama krahas videos të publikuar në Facebook.

Këtë vizitë e paralajmëroi vetë kryeministri Rama një ditë më parë, teksa tha se me të do të diskutohet për një sërë çështjesh të rëndësishme.

Postime të lidhura