zoom

Bota

Presidenti Biden s’ka ndërmend të tërhiqet nga gara, Demokratët po bëhen gati ta zyrtarizojnë

Presidenti amerikan nuk ka ndërmend aspak që ta lërë garën elektorale në mes dhe të tërhiqet në finish.

Partia Demokratike në SHBA ende planifikon të emërojë Joe Biden në një votim virtual përpara Kongresit të tyre.

Presidenti Joe Biden pritet të shpallet kandidati zyrtar për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Një lajm i tillë vjen në një kohë që kandidatura e tij shihet me shumë dyshim, nisur edhe nga paraqitja e fundit e tij në debatin me Donald Trump. Teksa atentati ndaj ish-presidentit i ka trazuar jo pak ujërat politike dhe diplomatike në SHBA.

Trump i shpëtoi për mrekulli qitjeve me pushkë të një 20-vjeçari gjatë një takimi elektoral në Pensilvani dy ditë më parë. Ish-presidenti mori lëndim të lehtë në vesh, teksa dy persona u vranë, bashkë me atentatorin, që u asgjesua nga snajperistët e FBI-së. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura