Aplikacion
Në urimin e saj në rrjetet sociale Osmani ka thënë se e duam Kosovën “Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë”.
Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.
Krerët më të lartë të shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.
Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.
Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.
Mesazhi i plotë:
“Kosova 16 vjet Republikë.
Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.
Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?