Aplikacion
Në listën e të interesuarëve janë emra të njohur për drejtësinë dhe jo vetëm, si Arta Marku, Arta Vorpsi, Juliana Latifaj, Ardita Buna, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho dhe Sandër Beci.
Lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.
Të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.