zoom

Bota

Prekëse! Nëna shtatzënë u vra gjatë sulmeve izraelite, mjekët shpëtojnë foshnjën

Mjekët shpëtuan një foshnjë me ndërhyrje cezariane pasi nëna e tij  u vra në Gaza gjatë një sulmi ajror të Izraelit.

Nëna mbeti e plagosur rëndë gjatë sulmit izraelit në qytetin Khan Younis, ndërsa babai i foshnjës u vra.

Gruaja shtatzënë e plagosur rëndë u dërgua në spitalin Nasser, raporton BBC.

“Nëna ishte ende gjallë, duke luftuar për jetën e saj dhe të foshnjës së saj”, tha korrespondenti i BBC.

Por, ajo nuk arriti të mbijetojë duke ndërruar jetë pas plagëve të marra, ndërsa foshnja e saj mbijetoi dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Ndërsa disa vende anembanë botës bëjnë thirrje për “pauza humanitare” në luftime për të ofruar ndihma shumë të nevojshme për Gazën, punonjësit e ndihmës së OKB-së në territor kanë paralajmëruar se karburanti në Gaza do t’u mbarojë mbrëmjen e së mërkurës.

Por ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin për grumbullimin e karburantit, duke postuar një foto satelitore të dhjetëra cisternave brenda Rripit të Gazës, për të cilat thotë se përmbajnë 500.000 litra karburant.

“Pyetni Hamasin, nëse mund të merr pak”, tha iu përgjigj UNRWA.

Ndërkohë spitalet kanë mbyllur të gjitha shërbimet, përveç departamenteve të urgjencës, pasi rezervat jetike të karburantit po pakësohen.

“Shumica e departamenteve të tjera në spital janë mbyllur sepse duan të minimizojnë sasinë e karburantit që po shpenzojnë,” deklaroi korrespondeti i BBC.

“Ata janë të fokusuar vetëm në misionet e shpëtimit të jetës. Është një situatë shumë katastrofike“, shtoi ai.