zoom

Aktualitet

Prej 15 ditësh i shtruar në spital, humb jetën në QSUT i dënuari me 10 vite burg! Çfarë dyshohet

Një i dënuar me 10 vite burg për drogë ka humbur jetën në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza.

Raportohet se Islam Binjaku ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Njoftimi i policisë:

I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.

I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.