Aplikacion
Avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport rëndimi shëndetësor i djalit, si edhe raport mjekësor i babait të saj.
Kjo është hera e tretë në Apel e refuzimit të kërkesës për liri dhe katër herë në Shkallën e Parë. Hoxha ndodhet në burg prej 10 shkurtit dhe se ajo akuzohet për korrupsion dhe në marrjen e parave për lirimin nga burgu të kriminelëve.
Ish-gjyqtarja e Krujës njihet si personi që liroi nga burgu personat që ishin dënuar me burgim të përjetshëm. Gjithsej janë shtatë herë që Hoxhës po ia refuzojnë ndryshimin e masës së sigurisë, katër herë nga gjykatat e shkallës së parë dhe tre herë nga gjykata e Apelit.