zoom

Aktualitet

Prefekti Gjana doli në video-skandalin seksual të Gjicit. Alma e takoi në zyrë për tenderin e qenve

Ky nuk është precedenti i vetëm kur ish-nënkryetari Granit Gjana, sot prefekt i Kukësit, është lakuar për abuzime me detyrën në institucionin lokal.

Në kohën që dyshohet se u konsumua vepra penale, Prokuroria thekson se Gjana ka qenë nënkryetar i institucionit, nën drejtimin e Safet Gjicit.

Teksa aktualisht mban detyrën e prefektit të qarkut, në të cilën është emëruar prej disa muajsh, konkretisht prej mesit të muajit shtator të këtij viti.

Emri i Gjanës u lakua edhe në rastin e skandalit të ish-kryebashkiakut Gjici, për tenderin e qenve endacakë, që do i jepej Alma Kaçit, të akuzuarës se filmoi seksin në zyrën e kryebashkiakut. Por Gjana e mohoi, duke thënë se nuk ka qenë i implikuar në këtë aferë dhe nuk kreu asnjë procedurë tenderimi.

Në filmimet e publikuara, Alma pasi mbaron punë me ish-kryebashkiakun Gjici në zyrë dhe bisedon për tenderin, përcillet te Gjana për të përgatitur dokumentacionet përkatëse. Por procedura nuk përfundohet. Gjana e dëgjon të dyshuarën për kërkesën dhe më pas nuk u arrit konkludimi, për shkak të publikimit të videos.

SPAK e mori disa herë në pyetje Gjanën, por në përfundim nuk u gjetën prova të mjaftueshme për ta marrë nën akuzë. Për rastin akuzohet vetëm Gjici, me veprën e korrupsionit pasiv dhe Alma K., për korrupsion aktiv, nëpërmjet ofrimit të seksit. /A.Q./