zoom

Bota

P*rdhunuesi serial dënohet me 42 burgime të përjetshme

Një përdhunues serial nga Afrika e Jugut, i cili abuzoi me fëmijë të moshës 9 vjeç, është dënuar me 42 burgime të përjetshme.

Nkosinathi Phakathi u dënua për 90 akuza për përdhunim – sulme që ai kreu midis 2012 dhe 2021.

40-vjeçari ndonjëherë i bënte fëmijët ta shikonin duke përdhunuar viktimat e tij dhe gjithashtu detyronte djemtë e rinj të përdhunonin shoqet e tyre, tha Autoriteti Kombëtar i Prokurorisë së Afrikës së Jugut (NPA).

Krimet e Phakathi ndodhën në ose rreth Ekurhulenit, një komunë në lindje të qytetit të Johanesburgut.

Të premten, Gjykata e Lartë e Johanesburgut deklaroi se Phakathi po dënohen me 42 dënime të përjetshme për akuza përfshirë përdhunimin, rrëmbimin, vjedhjen dhe sulmin.

Shumica e viktimave të Phakathi ishin nxënës shkolle, më e reja ishte një vajzë nëntë vjeçare, thuhet në deklaratën e NPA. Viktima e tij më e madhe ishte 44 vjeç.

NPA tha se Phakathi kishte në shënjestër shumë nga këta individë kur ata po udhëtonin për në ose nga puna ose shkolla.

Phakathi gjithashtu sulmoi disa nga viktimat në shtëpitë e tyre, duke u shtirur si një elektricist që shkonte për të rregulluar një pajisje shtëpiake, thuhet në deklaratë.

Phakathi humbi këmbën pasi u qëllua nga policia gjatë arrestimit të tij në 2021.

Ai mori pjesë në seancë  me paterica, i veshur me tuta blu dhe maskë për fytyrën.

Afrika e Jugut vuan nga një shkallë në rritje e krimit të dhunshëm, me përdhunime dhe vrasje të shfrenuara.

Ka pasur më shumë se 9,300 përdhunime midis prillit dhe qershorit të këtij viti, me 0.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e policisë.