zoom

Kosova

Pranimi i Kosovës në KiE, Osmani takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Temë e takimit ishti procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe tematika të tjera si çështja e dialogut me Serbinë dhe ajo e komunave.

Edhe në bisedën e fundit, të cilën e kishte Presidentja me Jim O’brien, ndër temat kryesore ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

KiE po përpiqet të bindë disa vende skeptike, që përkrahja ndaj Prishtinës të jetë e plotë. /ZOOM.AL/