Aplikacion
U endën shqiptarët si zogjtë nëpër botë,
Nga pas po u venë e u kërkojnë votë.
“Na ktheni nderin që ju bëmë dikur.. ”
Po të mos ishim ne, ju s’do iknit kurrë!
Ikën doktorët, ikën infermierët,
Ka spitale jashtë, na shërojnë të tjerët.
Ankohen pacientët, madje protestojnë,
“Shëndetësia falas”, por nuk e besojnë!
Ikën dhe barinjtë, s’ka më dhen në stan,
Vendi më i frikshëm, të blesh në dyqan,
Çmimet e bylmetit, si abonim supersporti.
Poshtë prodhimi vendas, rroftë e qoftë importi!
Në rrethe pa gjykata, s’ka dhe prokurori,
“hartë e re gjyqësore” është emri i ri.
Nuk di avokati ç’të marr e ç’të lërë,
Me emrin “reform” sa krime janë bërë?
Në PISA të fundit, të parët në dhun’,
Por faji për gjendjen është tjetërkund,
Zgjidhjen rrufe e jep vetë “Babloku”,
Të gjithë të këqijat na i sjell TikTok-u
PS-ja mbretëron, gati prap për garë,
Të mbaj premtimet e mandatit parë.
Premtimet e vjetra s’janë bërë reale,
Por këto të rejat t’paktën janë virale.
Nga naft’ e Shpiragut te H2 në Bulqizë,
Premtoi gjalp e nuk dha as gjizë.
Me rrene nis dita, mbyllet me skandale Eureka jonë, inteligjenca artificiale.
Opozita sherr për cjapin me zile,
Tre vjet e kusur vanë në luftë civile.
Ende njeri – tjetrit po i krrejnë sytë,
Vall ka medalje për vendin e dytë!?
Në TV debatet mbushur me fallxhorë,
Njëri thotë është diell, tjetri “bie borë”.
Asnjë llaf drejt, por vetëm vërdallë,
Nga qumështi tha X-i del edhe dhallë.
Shejtanë, pehlivanë flasin si shenjtorë,
Kush i sheh bën bé janë zgjedhur me dorë,
Eksperte të shartimit të djathit me dardhë,
Magjistar që t’zezën e bëjnë të bardhë!