zoom

Aktualitet

Prag tragjedia në Laç, dy pistat ku po heton Policia për shpërthimin e bombolës

Prag tragjedie në Laç, me dy familjarë të plagosur rëndë. Burrë dhe grua kanë përfunduar me djegie në spital, pasi bombola e gazit në banesë ka marrë zjarr.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B., 62 vjeç dhe M. B., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet për një pakujdesi në menaxhimin e bombolës, por po hetohet edhe rrjedhja e mundshme e gazit.

NJOFTIMI:
“Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës”. /ZOOM.AL/