Aplikacion
Të bllokuar prej disa muajsh në krahun bjellorus të zonës kufitare, ata kanë nisur ditët e fundit, përpjekjet për të kaluar me forcë drejt Polonisë, që e ka rrethuar kufirin me një barrierë me tela me gjemba dhe po ndërtojnë edhe një mur kufitar. Autoritetet polake u bëjnë vazhdimisht thirrje me altoparlantë të mos e shkelin kufirin, pasi në të kundërt do të arrestohen.
Polonia dhe Bashkimi Europian akuzojnë Minskun se po i ka ftuar refugjatët në kufirin mes dy vendeve, për t’i bërë presion Brukselit se do të shkaktojë kaos, nëse vazhdon me sanksionet e vendosura që prej zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që u fituan sërish Lukashenko, por që vendet perëndimore i konsideruan të manipuluara.