zoom

Lajme

Postoi foton e banores së BBV me koment s*ksist, Olta shpërthen ndaj Milaimit: A të ka hije?

Olta Gixhari ka “shpërthyer” ndaj opinionistit Milaim Zeka, pasi në Instagram-in e këtij të fundit u publikua një foto e banores së BBVK, Lela.

Kjo e fundit po qëndronte në një pozicion jo të përshtatshëm para kamerave dhe pamjet u shoqëruan me komentin seksist “Hapet televotimi”.

Ajo është shprehur se ky është një veprim i pafalshëm, për më tepër nga një burrë që është pjesë e produksionit.

“A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent?”, shkruan Olta Gixhari, duke theksuar askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar.

Postimi i plotë:

Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit.

A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.

Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi.