Aplikacion
Nga etja për pushtet, nuk je më në gjendje të dallosh se çfarë ka kuptim, e çfarë nuk ka. Je i nervozuar, i pështjelluar, je bërë i pasigurtë dhe jotolerant. Flet gjëra kot të cilat askush nuk t’i beson. Edhe ti vetë. Je i vogël, memec, jobindës i djallëzuar dhe i padenjë…..
Siç je, kuptohet, i paprekshëm, i paaarritshëm, i pagabueshëm. Ti dhe Papa i Romës në tërë këtë sferë të poshtër tokësore. Dhe, pikërisht nga kjo shihet se etja për pushtet të ka mbërthyer të tërin………..
Cilët janë miqtë tuaj? Nga cilët je i rrethuar? Kush të këshillon dhe të sugjeron? Askush. Ty nuk të nevojiten as miqtë dhe as këshilltarët. Oponentët kurrsesi. Ti mendon se i di të gjitha, se je më i miri në gjithçka, se nuk ka të barabartë me ty dhe askush nuk mund të të dalë përballë. Por, në realitet, je mesatar! Mediokër!
Etja për pushtet është e tmerrshme. Krijon varetësi më shumë se heroina………
Me ta kafshuar njëherë mollën e pushtetit me nofullat e tua, nuk e lëshove më nga dhëmbët. Me grykësi, i pangopur, si narkoman. Asgjë nuk ishte e mjaftë dhe kurrë nuk ishte mjaft. Etja për pushtet, kjo sëmundje malinjë e të fuqishmit që gërryen edhe grimcën e fundit të njerzillëkut, ta pi gjakun me kallam, sikurse thoshin të parët tanë. Iu dhe i tëri dhe iu nënshtrove i tëri. I shërben si shërbëtori më besnik, betohesh për të dhe argëtohesh nën sulmin e saj. Kë rënë i tëri dhe nuk e vëren. Nuk ka kush të ta thotë. As kush të të kritikojë.
Të prishi shoqëria e keqe. Shumë e keqe. të infektoi me mostolerancë, urrejtje dhe hakmarrje. Të tërhoqi në aktivitete që janë të papranueshme për njeriun e ndershëm. U trullose, duke marrë si model shembujt me të këqinj.
Ke vite të tëra që vallëzon me të pandershmit. Vallëzon, u shkel syrin, thur plane. Mbështetesh te ata të cilët i kanë mbijetuar të gjithëve dhe kanë tradhëtuar secilin. Kujdes. Rreziku të qëndron pas shpine….
Por nuk do të jetë askush afër teje për të të ndihmuar. Të t’a hedhë një fije kashte si ndihmë. Ata të cilëve u beson dhe që i konsideron më besnikët, do të të lëshojnë të parët teposhtë rrymës së ujit. Ata që tani janë duke t’a thurur rrjetën. Ata do të t’i prishin llogaritë në fund. Numurojnë ditët. U je bërë ngarkesë, problem, pengesë. Po afrohet dita dhe ora kur do të të lajmërojnë se mbaroi gjithçka. U mbyll. Erdhi fundi.”
Paragrafet janë shkëputur nga artikulli “Mëkatar, renegat ose i penduar, zgjedhja është e jotja” shkruar nga Milan St. Protiç-Danas për Aleksander Vuçiç-in. Risjellë nga ekonomistja Irena Beqiraj*
Dyshime për sigurinë në “Raiffeisen Bank”, qytetari denoncon se si i tërhoqën paratë pa dijeni