Aplikacion
Pas seancës së parë shtatorin e shkuar, këtë janar Shqipëria i kërkoi ICSID mos juridiksionin e çështjes, pra të mos e trajtonte atë dhe rrjedhimisht ta pushonte.
ICSID nuk e pranoi këtë kërkesë.
Çështja shkoi në Uashington më 7 prill 2023, ironikisht, të njëjtën ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënoi se do të largohej nga Gjykata e Arbitrazhit e ICSID.
Prej vitit 2013, kjo kompani ka fituar të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit , për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt. Gjermanët argumentojnë se Marina zë 90% të truallit ku ata operojnë duke shkelur kështu kontratën.
Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet