Aplikacion
“I ftoj të gjithë të përqendrohen dhe të investigojnë aferën e portit të Durrësit. Është një aferë që rrezikon të shkojë në përmasa të jashtëzakonshme dhe do të prekë dekadat që vijnë. Sepse kemi të bëjmë me aventurierë, që do të thonë në fund fare: “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”. Këto mbeten një gur i rëndë në qafën e çdo shqiptari sot dhe atyre që vijnë nesër”, tha ai.
Në vijim, kreu i Partisë së Lirisë kërkoi nga qeveria që të tregohet transparente dhe t’i kthejë përgjigje pyetjeve që ka ngritur deputeti Petrit Vasili në lidhje me kontratën e firmosur për zhvendosjen e portit në Porto Romano.
“Të kthejnë përgjigje menjëherë për pyetjet që ka ngritur deputeti Petrit Vasili. Në varësi të përgjigjeve ne do të përshkallëzojmë qëndrimet tona”, deklaroi Meta.