Aplikacion
Trupa gjykuese mori pjesërisht në shqyrtim pretendimet e opozitës, duke i hedhur poshtë ato.
Një nga pretendimet e ngritura nga PD ishte për antikushtetutshmërinë e katër VKM-ve, përkundrejt standardeve përkatëse të jurisprudencës kushtetuese.
Por për këtë pikë, gjykata thotë se ato janë akte individuale dhe si të tilla nuk i nënshtrohen juridiksionit kushtetues.
Sa u takon pretendimeve të ngritura për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore për shkak të projektit të Portit të Durrësit, Gjykata Kushtetuese nuk i mori në shqyrtim ato, sepse, sipas trupës gjykuese, paditësi nuk kishte paraqitur argumente kushtetuese.
PD ka akuzuar po ashtu se fituesi i projektit, Alabbar, është zgjedhur pa garë për të zhvilluar Portin e Durrësit. Por sipas Gjykatës Kushtetuese, përzgjedhja e zhvilluesit pa garë është parashikuar në marrëveshjen ndërkombëtare midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se “menaxhimi i hapësirave publike nga investitori strategjik në nenin 10.6 të Marrëveshjes Kuadër duhet kuptuar se është vetëm një mundësi, zbatimi i së cilës mbetet në diskrecionin e pushtetit vendor”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Për demokratët, marrëveshja për ndërtimin e Portit në Durrës, e nënshkruar në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Muhammed Alabbar është një ndër aferat më të mëdha korruptive të qeverisë.
Teksa opozita e akuzon kreun e qeverisë se vetëm toka publike e portit do të kushtojë 3 miliardë euro dhe ndërtimi i tij, rreth 4 miliardë euro, qeveria thotë se investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliardë Dollarë.
“Duhet eksploroni diçka të re”- Parashikimi i horoskopit: Kujdes me shpenzimet e pakontrolluara