zoom

Lajme

Porta e Luanit 888 – Pse dita e sotme është më e fuqishmja e vitit për të manifestuar

Dita e sotme (8/8/2024) është një ndër ditët më të fuqishme të vitit për të manifestuar dëshirat e tua. Kjo datë shënon hapjen e portalit të Luanit 8/8, i cili sjell fuqi personale dhe realizon dëshirat dhe ëndrrat e tua. Edhe viti e fuqizon këtë datë (2+2+4 = 8), duke krijuar ‘888’, numrin e bollëkut, fatit dhe dashurisë.

Më poshtë të tregojmë një guidë të vogël se si të manifestosh:

Vendos qëllimet e tua

Nise duke shkruar fiks atë që do. Tregohu specifik/e dhe shkruaj me detaje, duke mos lënë vend për dyshime.

Zgjidh kohën e duhur

Koha është gjithçka dhe fuqia e portalit shtohet gjatë orareve 8:00 të mëngjesit dhe 20:00 në mbrëmje.

Vizualizo dëshirën tënde

Gjej një vend të qetë, vendos një muzikë relaksuese, nëse të ndihmon me përqendrimin, ulu në një pozicion të rehatshëm, mbyll sytë dhe merr frymë thellë. Ndërsa frymon, vizualizo dëshirën tënde sikur ka ndodhur. Përjetoje gëzimin, lumturinë dhe entuziazmin e dëshirës së manifestuar.

Përdor afirmime

Afirmimet e tipit: “Kam gjithçka dua”; “Tërheq drejt meje sukses dhe dashuri” janë mjaft të rekomanduara. Ato surprizojnë nënvetëdijen tonë, ku ndodh edhe i gjithë manifestimi i dëshirave dhe materializohet në botën 3D.

Trego mirënjohje

Mirënjohja është gjithashtu një element kyç. Ji falenderues/e për gjërat që ked he bekimet që do të vijnë në jetën tënde. Kjo sjellje dhe mendësi rrit frekuencat e tua dhe të lidh edhe më shumë me dëshirën që do të manifestosh.