zoom

Aktualitet

Politikat fiskale të PD, Basha: Do të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, të pavarur nga qeveria!

“Unë angazhohem të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, një institucion i pavarur nga qeveria, me emërim nga Parlamenti, që do të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale dhe kontrollin e shpenzimeve publike që sot kanë dalë jashtë kontrollit.”

Bordi i Transparencës Fiskale është institucioni i ri që Partia Demokratike ka programuar ta ngrejë pas fitores më 25 prill, për të garantuar suksesin e programit të saj për të mbështetut biznesin në Shqipëri dhe luftuar Korrupsionin.

Tri ishin hapat që vuri në dukje Basha sot për t’i ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes së tij:

Transparencë dhe mirëmenaxhim, ku  çdo vendim i qeverise do jete transparent, dhe çdo databazë shtetërore do te jetë publike. Së dyti, betejë për një treg të lirë dhe së treti, sistem anti-korrupsioni si vullnet politik.

” Zbatimi i Ligjit Anti-mafia dhe parimeve të tij edhe për aferat korruptive duke zbatuar të njëjtat parime edhe për asetet që janë vendosur nga praktika korruptive; vendosja e detyrueshme e kontrollit për çdo kontrate publike koncesionare edhe nga Zyra e Auditit të Brendshëm përveç Kontrollit që ushtron institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit….një sistem ku unë si Kryeministër nuk do të kem pushtet të pakufizuar, por do të ketë institucione dhe mekanizma që kontrollojnë dhe monitorojnë.”