Aplikacion
Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku anëtarë të fisit Rraja në grup mësynë lokalin dhe goditën me shkopinj gome dhe shkopa bejsbolli Bilbil dhe Jashar Maja teksa ata ishin ulur në një tavolinë me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar atij që shpërthimet të bëheshin më të kontrolluara pasi banesat e tyre po dëmtoheshin.
Ndërkohë përmes një deklarate për mediat policia e Tiranës paralajmëron se do të ketë dhe ndryshime në nivelin zbatues dhe drejtues të komisariatit të Policisë së Krujës.
“Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”
Policia e Shtetit i bëri thirrje Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.
Policia e Shtetit kërkon mbështjetjen e publikut për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e këtyre personave dhe për çdo informacion të telefonojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.
DETAJE nga plagosja në Tiranë/ Kush janë dy vëllezërit e plagosur dhe autori (EMRAT)