zoom

Aktualitet

Policia thellon skandalin e burrit të ministres, i heq akuzat! Kodi Penal parashikon 12 vite burg

Policia e Shtetit ka thelluar edhe më tej skandalin e sulmit të bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, i cili goditi me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive.

Në një njoftim zyrtar, me qëllimin për të sqaruar ngjarjen te “Pazari i Ri”, Policia në fakt nxori zbuluar plot tre skandale.

Së pari pranoi se e ka referuar ngjarjen në Prokurori dy javë me vonesë.

Së dyti, aktin kriminal të bashkëshortit të ministres e ka referuar vetëm si goditje për shkak të detyrës dhe jo si plagosje.

Po ashtu, vetë policia pranoi ndër rreshta se e ka përjashtuar agresorin nga akuza e armëmbajtjes pa leje.

Dy javë vonesë duket se i kanë shërbyer kështu policisë për të qepur letrat dhe për të lehtësuar akuzat ndaj Ibrahimajt.

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, nëse referemi në Prokurori do të kryhej ashtu siç duhej, pa favorizime, bashkëshorti i ministres Ibrahimaj rrezikon 12 vite heqje lirie. Saktësisht:

7 vite për armëbajtje pa leje, (thika cilësohet si armë e ftohtë).

3 vite për dëmtim për shkak të detyrës dhe 2 vite për plagosje të lehtë.

Nisur mbi faktin se mbi bashkëshortin e Ibrahimajt rëndon vetëm një akuzë, ajo e goditjes për shkak të detyrës, është proceduar në gjendje të lirë./ Zoom.al