Policia e shtetit nuk ka kursyer as punonjësit e medias gjatë aksionit për të shpërndarë protestuesit. Në një mënyrë të dhunshme, ata tërhequr me forcë gazetaren Megi Mustafaraj të cilën e kanë futur në fugon për ta transportuar në komisariatin e policisë.
E gjithë kjo ndërhyrje e policisë ka ndodhur për shkak se protestuesit kanë vazhduar protestën e tyre nëpër zona të tjera të kryeqytetit duke u bërë thirrje edhe tjerëve që t’u bashkohen.