Aplikacion
Policia lokale njoftoi sot se ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar në Delvinë, i cili i vuri flakën një autobusi të parkuar, ku më tej u dogj edhe një furgon.
Ngjarja ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme dhe dyshohet se shkaku i zjarrvënies ka qenë për motive të dobëta.
“Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta”, njoftoi policia.
Kurse dosja penale i kaloi prokurorisë vendore, me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme, teksa motivet mbeten të panjohura. /ZOOM.AL/
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës