Aplikacion
I dyshuari e ka lënë me shpejtësi zonën e këmbimit valutor, duke ikur nëpër rrugica. Më pasi ai është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-Degës dhe policia është vendosur në ndjekje të autorit. Policia po verifikon kamerat e sigurisë për ta identifikuar, pasi ka qenë i pamaskuar dhe burime nga grupi hetimor thanë se emri do mësohet shumë shpejt.
Motivet mbeten ende të paqarta, por ka dyshime për një hakmarrje të çastit pas ndonjë konfklikti mes dy personave. Policia po verifikon edhe të kaluarën e dy personave. Ndërkohë i plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”. /ZOOM.AL/
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza