zoom

Aktualitet

Policia jep detaje për vrasjen në Memaliaj: I moshuari u godit me thikë, autori në kërkim

Policia dha informacion zyrtar për vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini në Memaliaj.

I moshuari, i gjetur i vdekur në një përrua, sipas policisë është goditur disa herë me thikë.

Më pas, dyshohet se autori e ka hedhur në humnerë për të humbur gjurmët.

Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe të zbardhë shkaqet e vrasjes, por nuk jep më shumë detaje për mediet, për të ruajtur sekretin hetimor.

Efektivët po kryejnë kontrolle në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.