zoom

Aktualitet

Policia: I plagosuri mbante armë pa leje, qëlloi atentatorët! I arrestuari: U vetëmbrojta

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e djeshëm në Rrilë të Lezhës, ku tre persona kanë qëlluar në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka, duke e lënë të plagosur.

Policia njofton se 54-vjeçari i është kundërpërgjigjur me armë zjarri atentatorëve, arsye kjo se pse ai edhe është arrestuar nga blutë. Ai u ndalua në gjendje spitalore, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Puka ka thënë se iu desh të vetëmbrohej pas të shtënave, pasi rrezikoheshin edhe fëmijët. Edhe për armën pistoletë u shpjegua se i ruhej ndonjë sulmi ndaj e mbante, për vetëmbrojtje, por pa thënë se ku e gjeti armën.

“Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën”, theksoi policia.

Ndaj tij ka akuzë për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Puka u qëllua teksa dërgonte fëmijët në shkollë ditën e djeshme në Rrilë.

Është sekuestruar edhe arma që ka përdorur Puka për t’u kundërpërgjigjur.

Të kërkuarit për atentatin janë janë Vincens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka. Shkak ishin konfliktet e mëparshme mes dy palëve, por motivet mbeten të paqarta. /ZOOM.AL/