zoom

Aktualitet

Policia e Shtetit dhe Mali i Zi operacion në bjeshkë, korren mbi 11 mijë bimë kanabisi, 1 në pranga

Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze njoftuan sot se kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, u detajua edhe finalizimi i operacionit “Bjeshkët”, kundër bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi.

Konfirmohet se u bë asgjësimi i 11.358 bimë kanabis, si dhe arrestimi i shtetasit Mark Gilaj, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë. Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje.

Kujtojmë se që nga muaji janar janë asgjësuar 229 mijë bimë kanabis. /ZOOM.AL/